Derisa shumica e këngëtarëve po përpiqen ta shfrytëzojnë maksimalisht Bajramin për të përfituar nga koncertet e tyre, ylli i famshëm turk, Tarkan, ka vendosur të refuzojë çdo ofertë për ta festuar festën e madhe myslimane me familjen.
40-vjeçari ka marrë një ofertë nga një kompleks luksoz hotelier në Antalya për ditën e parë dhe një tjetër nga Azerbajxhani për ditën e dytë të Bajramit për një shumë që sillet rreth një milion dollarë.
Megjithatë, sipas Yll Press, ai ka vendosur që të lë anash angazhimet për t’i qëndruar pranë nënës.
“Festën e Bajramit dua ta kaloj me nënën time dhe as që vjen në shprehje cilado ofertë”, ka deklaruar krijuesi i hitit “Simarik”