Anësori i Real Madridit, Angel Di Maria, ka thënë se ai nuk do të largohet nga klubi mbretëror.
Di Maria është lidhur me një kalim te Tottenhami si pjesë e marrëveshjes për Gareth Bale, por ai thotë se nuk do të largohet nga kryeqyteti spanjoll.
“Unë po qëndroj te Reali, sepse unë kam edhe tri vjet kontratë dhe jam i lumtur këtu”.
“Po ashtu në përzgjedhjen e Ancelottit, luaj më shumë në mesfushë se sa në krah. Jam mësuar tani dhe ndihem mirë në atë pozitë”, është shprehur Di Maria.