Van Persie fenomenal, Superkupa shkon në Manchester (VIDEO)
Manchester United e ka rrëmbyer trofeun e parë për sezonin e ri. ‘Djajtë e Kuq’ ia dolën ta fitojnë Community Shield (Superkupën e Anglisë), pasi e mposhtën Wiganin me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar sot në Wembley të Londrës.
Robin van Persie ka qenë hero i ekipit të David Moyes, për të cilin po ashtu ky ishte trofeu i parë me ekipin nga Old Traffordi. Sulmuesi holandez ka realizuar dy gola, në minutat 6 e 59, për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij. Në duelin e sotëm u përballën kampioni aktual i Anglisë dhe fituesi i FA Cup (Kupës), Wigan Athletic.
Në bankën e rezervistëve tek United ishte edhe futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, i cili u inkuadrua në fund në vend të heroit Van Persie, duke e bërë debutimin zyrtar me ekipin e parë të Unitedit.
Tags:
Sport